Home KRYESORE Po na shajnë me dy turne !

Po na shajnë me dy turne !

Nga Ylli Dylgjeri

Poshtë Qeveria, O hajdutë, etj, etj.
Kështu më thërret në dritare ky njeri i mjerë, në foton e botuar më poshtë.Thërret e nuk pushon me orë të tëra. I këputur ekonomikisht, del çdo mëngjez në trotuarin e kryqezimi të Ministrisë se Ekonomisë me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Thërret, e shan pa fund politikën. Dikush i hedh një qindarke, e një tjetër diçka nga torba e pazarit. Here pas here i hedh dhe unë ndonjë lek. Më shumë për ta larguar nga dritarja pranë zyrës. Por është e kotë…E shoh se vetem me të sharrë e nxjerr të keqen, e njëherësh mban edhe frymën gjallë.

Por…nuk durohet çdo ditë një zë në dritare që thërret: Poshtë Ky, e poshtë Ai! Nuk mund të punohet. Ndaj duhet larguar ose…në pamundësi tjeter duhet të iki une. Nje dite para 6 muajve dola jasht zyre dhe i fola me ze te larte: Largohu! Mos te degjoj me te zesh me goje Qeverine! Ate dite iku me koken ulur. Por kur u kthye te nesermen ndodhi e papritura. Kishte ndruar skenarin. Deri ne oren 16.30 shau mbare e prape PS, e sapo u largova une nga zyra vazhdoi te shante LSI-ne. Shan e lyp me dy turne, duke i ndruar personazhet e politikes – thash me vete. Facebook nuk ka. Do shfryje diku.

Kesaj pune I ka pare hajrin. Edhe te ardhurat siç duket janë më të mëdha.

Po na shajne me dy turne..! Dhimbje.

Share: