Home KRYESORE Putin me dorë të hekurt, Trump i dërgon ultimatum: Është fyerje!

Putin me dorë të hekurt, Trump i dërgon ultimatum: Është fyerje!

Shtetet e Bashkuara dënuan arrestimin e qindra protestuesve në Rusi dhe thanë se janë “të tronditura” me paraburgimin e aktivistit anti-korrupsion, Aleksei Navalny.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Rusisë që t’i lirojë menjëherë të gjithë protestuesit paqësorë”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner.

“Arrestimi i protestuesve paqësorë, vëzhguesve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve është fyerje e vlerave themelore demokratike”, shtoi Toner.

Të dielën, mijëra njerëz protestuan në Rusi, duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev, nën dyshimet për korrupsion.

Shumica e marshimeve u organizuan pa leje zyrtare. Policia ruse arrestoi së paku 500 protestues.

Share: