Home KRYESORE Qëlluan kryeministrin me vezë, 2 muaj burg ose 60 orë punë në...

Qëlluan kryeministrin me vezë, 2 muaj burg ose 60 orë punë në komunitet për studentët!

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për 8 studentët e arrestuar pasi goditën me vezë kryeministrin Edi Rama. Ata janë dënuar me 2 muaj burg e cila mund të konvertohet në 60 orë punë të detyruar në komunitet. Studentët nuk janë penduar për veprimin e tyre, ndërsa janë shprehur para trupit gjykues se të vetmen pendesë që kanë është se nuk qëlluan në shenjë kryeministrin Rama.

Share: