Home KRYESORE Rrëfehet kosovari që bëri masakrën në Gjermani

Rrëfehet kosovari që bëri masakrën në Gjermani

Sipas informacioneve te gazetës gjermane “Del Spiegel”, i dyshuari Fatmir H., iu ka thënë hetuesve se ka vepruar i vetëm dhe ka shpresuar se gjatë sulmit policia do ta vrasë.1

“Ai ka qenë i vendosur në një spital psikiatrik, pasi është vlerësuar se mund të bëjë vetëvrasje”, raporton “Rheinische Post”, transmeton Gazeta Express.

Sipas policisë, sulmi nuk ka prapavijë terroriste.

Gazeta Express ka kontaktuar me policinë në Dusseldorf, por nuk kanë pranuar të konfirmojnë identitetin e të dyshuarit, pasi kanë thënë se s’mund ta bëjnë këtë para konferencës për media, e cila do të mbahet në orën 13:00.

Sipas mediave gjermane, i identifikuar si Fatmir H., plagosi 9 persona në stacionin e trenit në Dusseldorf të Gjermanisë. Tre prej të plagosurve thuhet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia: Çfarë iu gjet në banesë

Sulmuesi i dyshuar në Dusseldorf policia tregon se ka shkuar në Gjermani në vitin 2009. Në një konferencë për media, kanë treguar zyrtarë të policisë së qytetit dhe të landit Nordhein Westfalen, se kosovari është me banim në Wuppertal të Gjermanisë.

Në konferencë u tha se gjatë bastisjes së vendit ku jeton kosovari që dyshohet se ka kryer sulmin në stacionin e trenit në Dusseldorf, janë gjetur medikamente për skizofreni dhe paranojë.

“Sipas të gjitha gjasave fjala është për një sulmues të vetëm, një person i hutuar, të cilit i janë gjetur medikamente për skizofreni dhe paranojë”, u tha gjatë konferencës nga përfaqësuesi i policisë së landit Nordhein Westfalen, transmeton Gazeta Express.

Gjithashtu u tha se autori i dyshuar i sulmit, momentalisht gjendet në sallën e operacionit pasi në largim e sipër nga vendi i ngjarjes ka kërcyer nga një urë në qytet dhe ka thyer disa eshtra.

Ndër 9 personat e plagosur, tre prej tyre kanë marrë lëndime në kokë, pasi janë sulmuar nga mbrapa. Policia tregon se një nga të lënduarit është 13-vjeçar dhe një 30-vjeçar.

“Të lënduar janë gjithsej 9 persona; katër gra dhe pesë burra”, thotë policia gjermane, duke shtuar se sulmuesi ka vepruar i vetëm, transmeton Express.

“Ai ka tentuar të futet në një nga trenat, por fatmirësisht nuk ka arritur të futet në tren sepse atëherë ka pasur mundësi që të ketë shumë më tepër viktima”, thuhet në konferencë.

Përfaqësuesit policorë tregojnë se personat që kanë pasur lëndime më të rënda, ndonëse lëndimet janë shkaktuar në kokë, gjendja e tyre po përmirësohet.

Autori, një kosovar

Personi që të enjten mbrëma la të plagosur 9 persona në Dusseldorf të Gjermanisë, sipas mediave gjermane eshte nga Kosova.

Policia gjermane e ka konfirmuar se personi që sulmoi 9 persona me anën e një sëpate, është nga Kosova por që jetonte në Wuppertal, identifikuar si Fatmir H.

“Të enjten mbëma, një 36-vjeçar nga Kosova që jeton në Wuppetal, lëndoi disa persona me anë të një sëpate. Më pas ai iku nga stacioni duke kërcyer nga ura. Autori pësoi disa lëndime. I nëjti ka qenë polic dhe vuan nga sëmundje mendore”, shkruan policia gjermane në faqen e tyre.

Policia nuk e përjashton mundësinë që autori mund të ketë edhe një të kaluar terroriste.

Disa persona kanë mbetur të plagosur në stacionin qendror te trenave në Dusseldorf të Gjermanisë.

Share: