Home KRYESORE Rrihnin motrën, në pranga 3 vëllezërit

Rrihnin motrën, në pranga 3 vëllezërit

Policia e Lushnjes ka bërë të ditur se ka vënë në pranga tre vëllezër pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tyre.

Mësohet se në pranga janë vënë vëllezërit Astrit Koroveshi, 42 vjeç, Pëllumb Koroveshi, 53 vjeç dhe Ilmi Koroveshi, 49 vjeç, të tre banues në lagjen “Kongresi” Lushnje.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tyre, shtetases F.S, 60 vjeçe, banues në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnje.

Share: