Home KRYESORE “Shokon” deputetja e PD-së: Rama o nekrofil, anijen me refugjatët e Otrantos...

“Shokon” deputetja e PD-së: Rama o nekrofil, anijen me refugjatët e Otrantos e mbushi Zani Çaushi

Deputetja e Partisë Demokratike, Liljana Elmazi, akuzon kryeministrin Edi Ramën një ditë pas 20-vjetorit të tragjedisë së Otrantos se anija me refugjatë u mbush nga ai që të solli në pishtët, Zani Çaushi.

Kryeministri mbajti dje një fjalim të gjatë përpara familjarëve të viktimave, duke u kushtuar vetëm disa minuta nga fjalimi tragjedisë së 20 viteve më parë.

“Rama – ky Nekrofil palimit! Duke u bashkuar me dhimbjen e familjareve për jetët e humbura te Otrantos. I kujtoj gjithologut mediokër, arrogant, cinikut te pandreqshëm qe anijen me refugjate e mbushi kryebanditi qe solli komunistet ne pushtet, Zan Caushi, qe ti po përpiqesh ta nxjerrësh nga burgu me Vettingun tënd kërcënues për gjyqtaret, duke u mare dhe mijëra euro, ndaj boll u talle me gjakun e shqiptareve, o kanibal, O Nekrofil palimit, lëri te prehen te qete, ata, qe te paktën u janë gjetur trupat!” – shkruan Elmazi.

Share: