Home KRYESORE Si u masakruan në dhomën e gjumit çifti i shqiptarëve (VIDEO)

Si u masakruan në dhomën e gjumit çifti i shqiptarëve (VIDEO)

Gazeta greke “Protothema” publikon videon e vendit të vrasjes në dhomën e tyre të gjumit të një çifti shqiptarësh në lagjen Peristeri të Athinës në fillim të muajit shkurt 2017. Burrë e grua u ekzekutuan me plumb në kokë teksa ishin në gjumë. Në dhomën tjetër po flinin vajza dhe djali i tyre që nuk u lënduan. Sipas policisë autorët ende të paidentifikuar janë të njohur të çiftit.

“Është e çuditshme. Ata u futën në shtëpi dhe dolën brenda 10 minutash. Si e dinin dhomën? Ata që e bënë e njihnin çiftin…është shumë e çuditshme”, – tha për “Protothema” një i afërm i ngushtë i familjes shqiptare.

Gazeta greke shkruan se familja shqiptare ishte e qetë dhe punëtore. Djali i tyre ka pësuar goditje të rëndë psikologjike dhe ishte shtruar në spital, ndërsa vajza e re ka lënë shkollën dhe jetën në Greqi, duke u larguar përgjithmonë në Gjermani.

Çifti thuhet se janë martuar në vitin 1988, ndërsa të afërm thonë se ata nuk kishin probleme. Në familjen e tyre mësohet se është marrë një shumë e madhe parash që autorët e dinin ku ndodheshin.

Share: