Home KRYESORE Vuante nga depresioni, vetëvritet 26-vjeçari në Rrogozhinë

Vuante nga depresioni, vetëvritet 26-vjeçari në Rrogozhinë

Një i ri 26-vjeçar i ka dhënë fund jetës tragjikisht, duke u vetëvrarë me armë zjarri në shtëpinë e tij në Rrogozhinë. 26-vjeçari me iniciale I.XH. është gjetur i pajetë në një cep të oborrit të shtëpisë.

Nuk dihen ende rrethanat që çuan të riun të merrte këtë vendim ekstrem, por bazuar nga deklarimet e familjarëve dyshohet se i riu prej disa kohësh ishte në gjendje depresioni.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automatiku, model 56, një krehër me 16 fishekë, një gëzhojë e një çantë me 45 fishekë, model 56./lapsi.al

Share: