Home KRYESORE Vuçiç nuk lejohet të vijë në Kosovë me këta dy ministra

Vuçiç nuk lejohet të vijë në Kosovë me këta dy ministra

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka kërkuar që ta vizitojë për disa orë Leposaviqin të mërkurën e kësaj jave. Në kërkesën drejtuar Qeverisë së Kosovës, Vuçiç ka kërkuar leje që së bashku me të në Kosovë të vijnë edhe Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç dhe ai i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviç. Këtyre të fundit më parë iu ishte ndaluar hyrja në Kosovë.

Ky është edhe kushti që ka vënë Qeveria e Kosovës për aprovimin e kësaj vizite. RTK2 raporton se Prishtina zyrtare ka kërkuar që në delegacion të mos jenë ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç dhe ai i mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviç të cilëve edhe më herët iu ishte ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës.

Share: