Home KRYESORE Armela Imeraj për ikjen e Çanit nga Shqipëria: “Shyqyr!”

Armela Imeraj për ikjen e Çanit nga Shqipëria: “Shyqyr!”

Arian Çani bëri një deklaratë disa ditë më parë ku tha se do të largohet nga Shqipëria për shkak se nuk e sheh si një vend të sigurtë për rritjen e fëmijëve të tij.

Deklaratë kjo që pati shumë reagime ndër të cilat edhe ai i Armela Imeraj, dikur zëdhënëse e PS-së, por tashmë prej 2013-ës, krahu i djathtë i Ramës për mediat.

“Nuk e kuptova se pse dhe si e ka thënë “do iki nga ky vend”. Por kur e dëgjova vetja më foli “shyqyr që do kesh një kanal TV më shumë për të parë bashkë me fëmijët”. Si i thonë çdo e keqe e ka një të mirë”, shkruhet në statusin e Armela Krasniqit në “Facebook.”

Share: