Home KRYESORE 11 kg drogë në bagazh të makinës, arrestohen 3 persona

11 kg drogë në bagazh të makinës, arrestohen 3 persona

Raportohet se tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër pasi në makinën e njërit prej tyre u gjet 11 kg kanabis sativa.

Policia raporton që operacionin e koduar “THE WAVE” u sekuestrua edhe 1 armë gjahu dhe se kjo ka ndodhur pas një hetimi 2 mujor.

Lodovik Vonaj, 33 vjeç, banues ne Reç, Shkodër, Lekë Vonaj, 36 vjeç, banues në Reç, dhe Hysni Skënderaj,  58 vjeç, lindur dhe banues në Qafë-Gradë, Malësi e Madhe.

Shtetasit e lartpërmendur u kapën në vendin e quajtur fshati Reç, konkretisht në parkimin e një lokali, ku në bagazhin e makinës tip Lancia me targë AA 504 CI, në pronësi të Ludovikut, u gjetën dhe u sekuetruan në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa.

Share: