Home KRYESORE 20-vjeçari përplaset me shtyllën dhe vdes!

20-vjeçari përplaset me shtyllën dhe vdes!

Një djalë i ri ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Tiranë, si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Enes Berisha, 20 vjeç, ka ndërruar jetë pasditen e djeshme, e hënë, në spitalin e Traumës në kryeqytet.

I riu, pasditen e së dielës në rrugën e “Elbasanit”, pranë Policisë Ushtarake në Sauk, duke drejtuar motorin tip “Burgman”, me targa TR 594 D, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit.

Për pasojë ai është përplasur me një shtyllë dhe është dëmtuar vetë si dhe pasagjeri që ndodhej me të në motor, Eno Meçe, 18 vjeç, banues në Tiranë./lapsi.al

Share: