Home KRYESORE 360grade.al: Pse dështuan biznesmenët për një “Marrëveshjen e fshehtë” ndërmjet PS dhe...

360grade.al: Pse dështuan biznesmenët për një “Marrëveshjen e fshehtë” ndërmjet PS dhe PD?

Ata bëjnë biznes me të dyja palët, PD dhe PS, sa herë që njera prej tyre vjen në pushtet, duke marrë konçesione, leje ndërtimi të rëndësishme, dhe mbështetje financiare të pakufishme, në këmbim të shërbimeve dhe “korrektesës”, në ndarjen e një pjese të fitimeve.

Kanë ndërtuar hap pas hapi, kapitale dhe ndërmarrje të mëdha. Kanë ndërtuar “filozofinë e tyre”, sipas parimit: “Qeveritë shkojnë e vijnë, ata mbeten!”

“Sukseset” e tyre financiare dhe pasuritë përrallore për një vend kaq të varfër sa edhe është Shqipëria, lidhen fillim dhe fund me politikën. Madje egziston bindja se disa prej tyre, “punojnë” me paratë e fshehura të disa politikanëve. I pastrojnë, i mbrojnë, i shtojnë dhe i shumojnë. Kanë punuar kryesisht me “2 partitë e mëdha”, PD dhe PS dhe do të kishin dëshirë që kjo skemë të vazhdonte përjetësisht. Për këtë arësye, “vendosën të futen në politikë”, sipas parimit që politika është një lojë për budallain, që mbiquhet nga ata, populli.

Marrëveshja e fshehtë kishte si pikësynim, krijimin e një paqeje sekrete, ndërmjet lidershipit PD-PD, ku palët politike, do të jepnin sipas marrëveshjes, garanci të plota, për mosprekjen e disa familjeve dhe të disa politikanëve të rëndësishëm, nga hakmarrja politike. Kjo do të krijonte parakushtet, për të gjetur zgjidhjen e ngërçit politik, për qeverinë teknike PD-PS dhe shtyrjen konsensuale të Zgjedhjeve Politike.

Sipas burimeve të 360grade.al, punët shkuan mirë deri në një farë pike, por më pas pati një kthesë të fortë prapa. Burimet theksojnë se arësyeja kryesore ishte mosbesimi dhe mundësia për një mandat të dytë të Ramës, që nuk krijonte mundësi kontrolli për garancitë që mund të shkeleshin nga kryeministri i mandatuar për herë të dytë. Biznesmenët e njohur, e futën përsëri në sirtar “marrëveshjen sekrete”, duke pritur kohë më të mira. /360grade.al/

Share: