Home KRYESORE Arrestohet gazetari që intervistoi Edi Ramën në CNN , kapet me drogë

Arrestohet gazetari që intervistoi Edi Ramën në CNN , kapet me drogë

Eshtë arrestuar në “Central Park” në New York gazetari i njohur i CNN, Richard Quest i cili në prill të vitit të kaluar pati në një intervistë Kryeministrin Shqiptar Edi Rama.

Sipas mediave amerikane, gazetari është gjetur me një sasi droge në xhepin e tij, një litar rreth qafës qëndronte i lidhur në organin e tij gjenital dhe një lodër seksi.

Richard Quest – i njohur për stilin e tij të shfrenuar të jetës – u arrestua në orën 3.40 të mëngjesit të së premtes, pothuajse tri orë pas mbylljes së Parkut.

Fillimisht ai u arrestua sepse po endej nëpër ambjentet e parkut jahstë orarit zyrtar të tij, njofton New York Post. Më pas një polic vuri re litarin e cuditshëm dhe një cantë të vogël amfetaminash në xhepin e tij të majtë. Gazeta shkruan, se fillimisht nuk ka qenë e qartë arsyeja për të cilën litari përdorej.

Quest, 46 vjec, konfirmoi përmbajtjen e cantës duke u shprehur: “Kam disa mente në xhep”. Sipas faqes zyrtare të CNN , Quest, “është një nga njerëzit më të njohur në skuadrën e CNN”. / Opinion.al

Share: