Home KRYESORE Basha: Jemi pro vettingut, por 6 ligjet e reformës në drejtësi duhen...

Basha: Jemi pro vettingut, por 6 ligjet e reformës në drejtësi duhen rishikuar sipas konsensusit

PD është e gatshme të ulet me mazhorancën, në mënyrë që paketa prej 6 ligjesh e reformës në drejtësi, të kthehet në frymën dhe gërmën e Kushtetutës dhe të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Këtë qëndrim ka mbajtur sot kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë takimeve që pati me ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel dhe ministrin e Jashtëm holandez Bert Koenders.

“I informova ministrat, gjithashtu, se opozita e ka votuar vetingun më 21 korrik dhe është pro vetingut. Por opozita nuk mund të pranojë prishjen e konsensusit të 21 korrikut nga Edi Rama, i cili e përjashtoi opozitën dhe i miratoi në mënyrë të njëanshme ligjet e zbatimit të reformës me qëllim kapjen e drejtësisë. Në këto kushte e vetmja rrugë për të dalë nga kriza mbetet një qeveri teknike, me mandat politik për të luftuar drogën dhe paratë e drogës, për të zbatuar ligjin për dekriminalizimin dhe për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Partia Demokratike dhe opozita mbeten të hapura për dialog, por dialog të mirëfilltë që shkon në funksion të zgjidhjes së kësaj krize politike dhe jo monologje shterpë që rëndon gjendjen ku ndodhet vendi, kriza në të cilën ndodhet vendi”, shprehet Basha.

Share: