Home KRYESORE Çfarë do ndodhë sot? PD bllokon rrugët për një orë, policia: Protesta...

Çfarë do ndodhë sot? PD bllokon rrugët për një orë, policia: Protesta është e paligjshme

Ditën e sotme, nga ora 11-12 Partia Demokratike dhe opozita do të përshkallëzojë protestën duke bllokuar rrugët.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka përsëritur disa herë që protesta do të jetë paqësore dhe demokratike, por nga ana tjetër i është bërë thirrje policisë që të mos provokojë qytetaret.

Një ditë më parë nga çadra e opozitës, Basha deklaroi se dhuna është tipar i dobësisë morale. Gjithashtu Basha tha se policia do të vëzhgohet dhe filmohet nëse cënon protestuesit.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato e ka konsideruar të paligjshme protestën e opozitës dhe apeloi qytetarët të shmangin pjesëmarrjen në të.

Kryeministri Rama u shpreh se bllokimi i rrugëve na kthen në tatëpjetën e rrëmujave dhe shtoi se Policia e Shtetit ka për detyrë të dokumentojë çdo shkelje ligjore dhe të çojë para drejtësisë të gjithë ata që i kryejnë shkelje duke bllokuar rrugën në vend.

Po ditën e sotme pritet të vijë një delegacion i lartë i Parlamentit Europian, me në krye Federica Mogherinin, për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe nga PPE.

Share: