Home KRYESORE Çfarë duhet të dimë për “Tramvaji Dëshirë”?

Çfarë duhet të dimë për “Tramvaji Dëshirë”?

Tramvaji dëshirë e Williams është e zjarrtë, e papërpunuar, e stuhishme, e dhimbshme, vazhdimisht emocionuese dhe çuditërisht prekëse përgjatë studimit të depresionit që kalon një grua.

Çfarë duhet të dimë për “Tramvaji Dëshirë”?

Ai, është një burrë i fortë dhe i zgjuar, emigrant në amërike, me një krenari të përdhosur , në nje shoqëri që vazhdimisht ndryshon.

Ajo, është një grua simpatike, e cila lejon që megalomania e saj ta shkatërroj atë, por pas vështrimit krenar të saj, fshihet një viktimë e lehtë, e torturuar nga dashuria, humbjet, jeta e rreme, shpresat dhe vetë jeta.Takimi i Stanli Kovalskit me Blansh Dy Buan, dy karaktere legjendare të dramaturgjisë botërore, rezulton të jetë fatal.

Dy protagonisteët kryesor në kryeveprën e Tennessi Williams, na vërtetojnë së refuzimi i realitetit, dëshira për tu rikthyer tek e pafajshmja dhe arratisja drejt një botë imagjinare, janë mendime dhe dëshira bashkëkohore të cilat shprehin veçanërisht njeriun e kohëve moderne.

“Tramvaji Dëshirë” dëshmon poezinë e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Lëvizjet, mënyra sesi repertori i TKEKS gjarpëron , rrëshket brënda dhe jashtë kohës dhe brënda ndërgjegjes tone ka arritur në shfaqjen e “Tramvajit”… të kombinoj realizmin me ekzaltimin poetik dhe sjell në skenë një tjetër prej kuarteteve protagonist më të fuqishme të stinës teatrore. Myzafer Ziflaj, Ina Gjonçi, Genci Fuga dhe Laura Nezha, aktorë me qëndrime të ndryshme skenike, gjallërojnë një histori sa te egër aq edhe tëndjeshme, sa të zgjuar aq edhe tragjike, sa komplekse aq edhe të thjeshtë, me dozën e duhur të butësisë dhe tensionit.

Share: