Home KRYESORE Çfarë të kuptojmë “me ato që duan”?

Çfarë të kuptojmë “me ato që duan”?

Nga Ylli Dylgjeri

Duke inspektuar nisjen e punimeve për ndërtimin e nënstacionit të ri të Orikumit në Vlorë, në vendin origjinë dhe tranzit njëherësh të skafeve të drogës, foli dhe Ambasadorja gjermane. Zonja foli per Kushtetuten, opozitën, zgjedhjet e lira, duke theksuar ndër të tjera se në zgjedhje të futen ata që duan?!

Kjo deklarate e shkëputur pa keqdashje nga i tëre prononcimi i Juaj ngre disa shqetësime për vendin, qytetarin dhe politiken shqiptare.

Pas kesaj deklarate dalin edhe pyetjet: Ç’fare duhet te kuptojme zonja ambasadore me percaktorin “ato që duan?”. Deri më sot deklarata politike për të mos hyre në zgjedhje kanë bërë PD, si opozita më e madhe në vend, e pas saj janë shprehur edhe aleatet e saj ne koalicion.

Nisur nga kjo situate pa sens, edhe LSI-ja e kushtëzoi pjesmarjen në zgjedhje me pjesmarjen e opozitës në to. “Pluralizmi ka ardhur ne vitet 90” – u shpreh zoti Meta në replike me aleatin e Tij para pak ditësh.

Pyetja tjeter: Ju zonja ambasadore jeni per te qetësuar e ulur partite politike në tryeze, sepse keshtu i hidhni “benzinë zjarrit”!!! Kjo “benzine” vendin e ka djegur ne historine e vet elektorale. Po te kthehemi me pas në vite do Tju kujtoja vitin 1997.

Ne librin e Tij me kujtimet e kohës, ish kryeministri Aleksander Meksi shkruan “pas ndodhive me votimet e 26-28 majit perfaqsuesit e huaj ne Tiranë kerkuan persëritjen e zgjedhjeve në 40 zona. Me sa duket kaq i quajten se ju morren opozites. PD nuk pranoj por i përsëriti në 17 zona…për pasojë opozita nuk hyri në parlament dhe ky bojkot, kuptohet dhe zgjedhjet e dhunuara krijuan krizen politike që mundesoi trazirat e 1997.

Nuk mund të kuptohet demokracia pa opozitën, dmth me një shumicë që qeveris e vetme pa konsideruar pjesën tjetër të qytetarëve”.

Jemi 20 vite më pas. Prap të hyjë në zgjedhje kush të dojë?

Share: