Home KRYESORE Ç’lojë po luan Meta me Dojakën dhe Idrizin për çamët?

Ç’lojë po luan Meta me Dojakën dhe Idrizin për çamët?

Nga Llesh P.GJETA

Në politikë, shumë më rrallë se në jetë, gjërat ndodhin rastësisht. Sidomos në prag zgjedhjesh. Mbrëmë Rama u takua me Metën. Pak orë më vonë Artur Dojaka, i njohur mër marrëdhënie sa të afërta aq kryeneçe me të dy…regjistron Aleancën Popullore në KQZ.

Kjo parti, dhe sidomos drejtuesi i saj Dojaka, njihet si nismëtar i çëshjes çame dhe një nga më aktivët në këtë çështje. Por pak pas regjistrimit të Aleancës Popullore për zgjedhjet e ardhshme, Ilir Meta takoi Shpëtim Idrizin, të njohur gjithashtu si “i partisë çame”.

A është rastësi? E përsëris, vështirë të ketë rastësi në politikë! Komuniteti çam ka qenë tradicionalisht aktiv dhe i rëndësishëm në çdo kohë e zgjedhje. Pas zhvillimeve të fundit në PDIU duket se ky komunitet nuk ndjehet edhe aq mirë kur identifikohet me krimin në nivelet më të larta të përfaqësimit të tij.

Nga ana tjetër, përdorimi prej Idrizit si material inert për të mbushur nevojat e Ramës, duket se i ka pezmatuar edhe më çamët. Në këto kushte po vërehen tendenca të fuqishme lëvizjeje prej partisë së Idrizit dhe destinacioni më i natyrshëm është partia e Dojakës, nga ku në fakt edhe ka marrë jetë zyrtarisht çështja çame.

Ndaj dhe regjistrimi sot i partisë së Dojakës (Aleanca Popullore) dhe dreka me Idrizin pas darkës me Ramën duket se janë mesazhe të qarta të Metës që më në fund doli nga strofkulla. Nga rivalë ka shumë të ngjarë që çamët t’i kthejë në një aset të fuqishëm. Çamët…jo Shpëtimin…./Parrena.com

Share: