Home KRYESORE Ervin Bushati: Koalicioni me LSI do vazhdojë, shumë shpejt arrihet marrëveshja

Ervin Bushati: Koalicioni me LSI do vazhdojë, shumë shpejt arrihet marrëveshja

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati u shpreh i bindur se koalicioni me LSI do të vazhdojë dhe shumë shpejt do të arrihet marrëveshje.

Në “Intervistën e Mbrëmjes” në Ora News, Bushati tha se pa LSI reformat nuk do ishin të mundura.

Bushati: Unë di të them që PS e ka bërë të qartë qëndrimin e saj edhe dje në Asamblenë elektorale. Ne jemi të vendosur me të njëjtën vendosmëri, shpresë, vullnet për të cuar përpara luftën për të pasur sa më shumë punësim, sic kemi cuar përpara luftën për reformën në drejtësi, për të pasur sa më shumë infrastrukturë sic kemi cuar përpara luftën për reformën në energjinë elektrike dhe jemi të vendosur dhe e dimë shumë mirë se reforma të tilla nuk mund të arriheshin pa një aleancë kaq të gjerë.

Unë mendoj që ky koalicion do të vazhdojë sepse ne kemi akoma shumë punë për të bërë, kemi shumë punë përpara. E kemi treguar që kemi një vullnet të palëkundur, sepse mund të kishim qëndruar një mazhorancë e vogël, vetëm të qeverisnim apo të bënim administrimin e punëve, por kemi marrë kosto duke bërë reforma.

Është dicka e mirë për qytetarët shqiptarë, marrëveshja do të arrihet shumë shpejt. Rrugëtimi ynë ka qenë i suksesshme dhe janë bërë reforma sa nuk janë bërë në 25 vjet.

Deputeti socialist tha se debatet brenda koalicioni vijnë pasi PD nuk ka një drjetim të qartë politik.

Bushati: Unë do të doja që të rilindte PD sepse dhe ne nuk do të donim të ishim në opozitë me partinë e tretë politike në vend, dhe besoj që PD është një kapital politike. Ka shumë njerëz të ndershëm që e votojnë, por mënyra si enkapsulohet brenda asaj çadre, apo mënyra si nuk po di si të ketë një drejtim politike dhe bën që gjithë diskutimi mbetet brenda koalicionit dhe kjo është e shëndetshme si koalicion.

Në ldhje me Presidentin, Bushati nuk tha nëse i kanë premtuar LSI, por u shpreh se figura e Presidentit duhet të jetë i respektuar nga të gjithë dhe mos bëhet pjesë e politikës.

Pyetja: I keni premtuar presidentin?

Bushati: Nuk është e rëndësishme për qytetarët se kush e premton, si e merr dhe kush e merr, mjafton që presidenti të respektohet nga të gjithë, mos bëhet pjesë e politikës dhe të jetë një figurë solemne që flet për identetin e shqiptarëve. Me reformat që janë ndërmarrë roli i presidentit nuk është ai që ka qenë. E ka mundësinë të jetë më asnjëanës dhe të jetë figurë përbashkuese për shqiptarët.

Share: