Home KRYESORE Gjika, Ramës: Largo Metën dhe Idrizin, e ke të garantuar fitoren

Gjika, Ramës: Largo Metën dhe Idrizin, e ke të garantuar fitoren

Ish -kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, duket se ka një këshillë politike për Ramën. Gjika i vjen në ndihmë pozicionit te veshtire te rames me një shembull të thjeshtë nga futbolli duke i sugjeruar të largojë nga fusha ata lojëtarë të ekipit të cilët nuk po luajnë me ritmin e tij. Qartazi ish kryetari socialist i Bashkise Vllore ku Rama eshte zgjedhur deputet, aludon per Ilir Meten dhe Shpetim Idrizin…

Statusi i Gjikës

Mqs me shume marr vesh nga futbolli se sa nga politika, edhe situaten e fundit do ta krahasoj me sportin!

Imagjinoni nje ndeshje futbolli midis dy ekipeve, ku njeri nga te cilat, per me shume se 85 minuta, e dominon bindshem ekipin kundershtar!

Me loje dhe me rezultat!

Ne 5 minutat e fundit te lojes, tre nga lojtaret e ekipit fitues, refuzojne te luajne, qendrojne statik ne mesfushe, as andej dhe as ketej, as marrin dhe as japin top, madje i kerkojne gjyqtarit ta mbylli lojen para afatit!

Eshte refuzim per te luajtur, mungese fuqie per te vazhduar, keqardhje per ekipin kundershtar qe po humb keqazi, kompromis e kompromentim, apo nuk u pelqen me ngjyra e fanelles qe mbajten veshur nga fillimi i ndeshjes?!

Si duhet te veproje trajneri ne kete rast?

Ti lere ne loje akoma keta tre lojtare sepse rezultati i ndeshjes eshte pozitiv?

Apo ti nxjerre nga loja te tre njeheresh ne respekt te pjeses tjeter te ekipit dhe mbi te gjitha ne respekt te tifozeve dhe publikut, te cilet haptazi po fershellejne gjestet jo sportive te ketyre lojtareve te shitur?

Qe ndeshja te quhet “fair play”, trajneri duhet ti nxjerre nga loja patjeter!

Edhe sikur ti kete bere zevendesimet!

Rezultati dhe mbeshtetja e publikut ia garanton fitoren trajnerit!
Dhe pertej rezultatit, ne kete menyre trajneri ruan dhe mbron ekipin e tij, publikun mbeshtetes dhe mbi te gjitha i konsolidon gares ndershmerine dhe seriozitetin!

Nje ekip, apo me shume akoma nje kampionat i tere, nuk mund te mbahet peng as nga ekipi qe humb, dhe aq me pak nga tre lojtaret e lodhur apo te shitur, te cilet vetequhen “play maker”!

Share: