Home KRYESORE Identifikohet viktima në Vlorë, mësohet motivi i vrasjes

Identifikohet viktima në Vlorë, mësohet motivi i vrasjes

0

Rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga policia ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi tjetër tjetër. Lapsi.al mësoi se shkak për përplasjen është bërë konflikti për muzikën. Për pasojë ka mbetur i vdekur Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë. Nga të shtënat janë plagosur 3 persona të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore të plagosurit janë:

1. F.H., 28 vjeç.
2. A.L., 26 vjeçe.
3. A.Ll., 32 vjeç.

Sipas policisë të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia shkoi në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave. Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. U ngritën pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit./lapsi.al

Share:
Reklama juaj