Home KRYESORE Ja pse u vu ne siklet Idrizi ne “24 News” per Dashamir...

Ja pse u vu ne siklet Idrizi ne “24 News” per Dashamir Tahirin dhe Artur Dojaken

Sot ne 24 News ne emisionin e Yli Rakipit “Te Pa-ekspozuarit” i cili vetëm ne fund te intervistës me kryetarin e PDIU, Shpetim Idrizi, nxori ne pah disa elemente vërtete te pa ekspozuar ose “te fshehur” me te gjitha mënyrat e mundshme nga publiku.

Te vetmet pyetje qe vunë ne siklet Idrizin ishte momenti kur Ylli Rakipi i përmendi ne emision ish deputetin çam Dashamir Tahiri dhe Artur Dojaken dhe partine e tij Aleanca Popullore e cila njihet po ashtu si Parti Çame dhe ne fakt ka shume tepër autoritet ne Komunitetin Çam i cili është i zhgënjyer nga performanca e partisë se Idrizit kundrejt Kauzës çame.

Idrizi nuke fshehu dot sikletin ndërsa ju kujtua fakti qe kish qene Dashamir Tahiri qe e kish sjelle nga partia socialiste ne një parti çame dhe se është prezent ne parlament prej votave te partisë demokratike, te cilën e ka tradhtuar ne mënyre aspak dinjitoze.

Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU, i cili nuk ka qene asnjëherë deri tani deputet prej një partie Çame apo votave te drejtpërdrejta te këtij Komuniteti vital te Camerise, porse vetëm nga PS dhe PD, u vu ne siklet kur ju kujtua Partia tjetër Çame e Artur Dojakes e cila ka qëndruar luajale koalicionit te majte nga 2013 dhe nuk ka pranuar pushtet, por vetëm bashkëpunim për zgjidhjen e kauzës Çame.

Partia Çame e Dojakes ne vitin 2013 vetëm me dy muaj fushate elektorale morën rreth 10 mije vota te drejtpërdrejta nga Komuniteti çame dhe kjo jo rastësisht e ve ne siklet dhe e tmerron politikanin çam Idrizi qe ne zgjedhjet e ardhshme do ketë provën e pare me votën e Komunitetit te tij te origjinës.

Artur Dojaka është përfaqësues dinjitoz i njeres prej familjeve me ne zë te këtij Komuniteti dhe vazhdues i veprës politike te Abaz Dojakes i cili është themeluesi i Shoqatës se Pare Patriotike Cameria.

Keshtu pra, krejt normal dhe me te drejte shqetësohet Kryetari i PDIU e cila është marre këto kater vite me pushtetin dhe vende pune e ska bere asgjë kundrejt Kauzës veç zhurmës se panevojshme. Komuniteti çam deri tani ka mbajtur vetëm shënim çdo zhvillim dhe duket se këtë gjë ka bere dhe AP e Artur Dojaka e cila preferon punën dhe jo zhurmën.

Share: