Home KRYESORE Ja tmerri i muzikantit te plagosur me 2 plumba gjatë masakrës në...

Ja tmerri i muzikantit te plagosur me 2 plumba gjatë masakrës në Vlorë

0

Florian Hila është një nga të plagosurit nga breshëria e plumbave në lokalin “Fiks Fare” në Vlorë. Në një intervistë për gazetën “Panorama” ai ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar mbrëmjen e së enjtes. Muzikanti 28-vjeçar ka marrë 2 plumba, një në këmbë e një në shpatull, por fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën. Sipas tij gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, ku ka parë klientët që janë shtrirë të gjithë në tokë. Ashtu i shtrirë, ai ka ndier dhimbje nga plagët e shkaktuara dhe ka kuptuar se ka mbetur i plagosur.

“Nuk di si ndodhi, thjesht dëgjuam krismat. Ishte e tmerrshme dhe jemi ulur të gjithë menjëherë në tokë, pasi nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte dhe nga po na vinin plumbat. U tmerruam, ndodhi gjithçka sa hap e mbyll sytë… dhe tani kujtoj shumë pak nga ajo çfarë ndodhi, pasi ishte një moment ku kishte edhe zhurmë dhe u bë rrëmuja. Siç e thashë, personat që ndodheshin në lokal janë shtrirë në tokë të gjithë.

Kam marrë dy plumba, një në shpatull dhe një tjetër në këmbë. Një plumb tjetër ka goditur edhe tastierën e organit muzikor, aty ku pikërisht ndodhesha edhe unë. Fatmirësisht, nëse mund të them kështu, arrita t’i shpëtoj kësaj masakre, ku një person mbeti i vrarë dhe unë e dy të tjerë u plagosëm.

Nga paniku i krijuar nuk mbaj mend nga kanë ardhur plumbat. Thjesht më kujtohet që të gjithë u shtrimë në tokë. Kam ndier edhe dhimbje në pjesët ku jam goditur me plumb dhe aty kuptova që isha plagosur. Ishte një moment që sot nuk dua ta kujtoj shumë…” – thotë muzikanti./lapsi.al

Share:
Reklama juaj