Home KRYESORE Janë fluskë sapuni në shoqëri, e mendojnë se kravatat i kanë bërë...

Janë fluskë sapuni në shoqëri, e mendojnë se kravatat i kanë bërë autoritete!

Nga Mirela Cela Jorgo

Shpikja e problemeve që më pas të ofrohen zgjidhje. Gjeja qe me sjell ndjesi neveritese. Eshte bere metode pune dhe ka shtrire rrenjet ne gjithcka.Shpiket një problem, krijohet një “situatë” e caktuar për të shkaktuar një reagim të parashikuar tek publiku, me qëllim që të jetë vetë publiku që të kërkojë marrjen e masave të paramenduara nga pushtetarët.

Psh, dobëson dhe shkatërron shërbimet publike që vetë njerëzit të kerkojnë privatizimin e tyre (shërbimet pranë spitaleve publike, albetrol etj) ose mbjellja e frikës nga grupe kriminale, për të rritur kontrollin policor dhe politika gjobvënëse në dëm të lirisë.Jepet idea sikur drejtësia po vihet ngadalë, sepse luftohet vetëm mikrokrimi pranë shqisave të qytetarit (vjedhja e dritave, parkimet abuzuese etj.

Por ende jemi i vetmi vend qe nuk dënon zyrtarë të lartë apo kategori të priveligjuara. Duket sikur lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është në dorën e qytetarëve dhe jo insitucioneve.

Zgjidhjet nuk jepen me anë të institucioneve por shpiken metoda që nuk mund të kontrollohen nga publiku. Te mbash publikun ne injorance dhe mediokritet eshte metode qe deri tani ka forcuat kolltuket e politikes.Njerëzit në fakt shpresojnë në mënyrë instiktive që “e nesërmja mund të jetë më e mirë” dhe ndoshta kjo sakrificë mund edhe të mos zbatohet.

Kjo i jep kohë publikut për tu mësuar me “idenë e ndryshimit” dhe ta pranojë i dorëzuar kur të vijë momenti. (rasti i gjykatave që lirojnë pushtetarët e inkriminuar ose lejojnë shkatërrime të pasurive dhe ambienteve publike, pas një farë kohe kur debati të jetë harruar. Shfrytëzimi i emocionit (përlotja, e qeshura fëmijërore, ulja dhe ngritja e zërit si dhe shprehitë e tjra të fytyrës me atë të njeriut të zakonshëm) është një teori klasike për të provokuar një qark të shkurtër mbi një analizë racionale dhe pastaj sensin kritik të individit.

Kjo te jep mundesine për të injektuar ide, dëshira, frikë, urrejtje ose sjellje të tjera.Kjo do të thotë që, në shumicën e rasteve, sistemi ushtron një kontroll dhe pushtet më të madh tek individët sesa ata vetë ushtrojnë mbi veten e tyre.Sa keq që kemi kaq shumë mediokër. Sa keq dhe sa e dhimbshme është që nuk e kuptojnë se sa të vegjël janë.

Shumë të vegjël. Sa keq që janë fluskë sapuni në shoqëri, e mendojnë se kravatat që i mbajnë, i kanë bërë autoritete. Zoti ua ruajtë shëndetin mediokërve! Se mendtë i kanë për salltanet…

Share: