Home KRYESORE Këshilli e Europës rrëzon sërish propozimet për në Strasburg. Ja pse:

Këshilli e Europës rrëzon sërish propozimet për në Strasburg. Ja pse:

Këshilli i Europës i ka thënë sërish “Jo” te kandidaturave të propozuara nga qeveria shqiptare për një vend në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Burime të Qeverisë bënë të ditur per mediat se tre kandidatët; Aleksandër Muskaj, Aurela Anastasi dhe Sokol Berberi u intervistuan më 6 prill 2017 dhe u tha se jo të gjithë ishin të kualifikuar, prandaj Komiteti rekomandon që lista të refuzohet nga Kuvendi dhe se Qeveria e Shqipërisë duhet të dorëzojë një listë të re të kandidatëve.

Këshilli i Europës ftoi qeverinë shqiptare që të paraqiste brenda datës 26 gusht, 3 kandidatura për postin e anëtarit të Gjykatës së Strasburgut, pasi më 31 janar të vitit 2017 përfundonte mandati i gjyqtarit të vetëm që ka Shqipëria në Gjykatën e të drejtave të Njeriut!

Share: