Home KRYESORE Laboratori i drogës në Xibrakë, shtyhet seanca, nipi i Enver Hoxhës refuzon...

Laboratori i drogës në Xibrakë, shtyhet seanca, nipi i Enver Hoxhës refuzon të dëshmojë

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj të arrestuarve të kapur për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit. Mësohet se ditën e sotme ishte parashikuar që të dëshmonin dy kolumbianët, të cilët u gjetën në laboratorin e drogës.

Ndërsa, nga ana tjetër, nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, edhe ky i arrestuar si pjesë e grupit të drogës nuk ka pranuar që të dëshmojë në gjykatë. Për këtë arsye, seanca gjyqësore është shtyrë për një ditë tjetër.

Kujtojmë se nga operacioni i policisë, i zhvilluar në vitin 2015, u arrestuan 9 persona lidhur me laboratorin e drogës që kishin ngritur në fshatin Xibrakë të Elbasanit./360grade.al

Share: