Home KRYESORE “Lajmëtari i Zotit”: Lufta e 3 Botërore fare afër; parashikon “vdekjen e...

“Lajmëtari i Zotit”: Lufta e 3 Botërore fare afër; parashikon “vdekjen e Assadit”

0

Një mistik që supozohet se parashikoi fitoren e Donald Trump si Presidenti i SHBA-së, ka pohuar se di datën kur Lufta e 3 Botërore do të shpërthejë. Horacio Villegas, i cili pretendon të jetë një “Lajmëtar i Zotit”, beson se një luftë vdekjeprurëse ndërkombëtare, do të shkaktohet në 100 vjetorin e vizitës së “Zojës së Fatimes”, një titull që i është dhënë Virgjëreshës Mari, nënës së Jezuit.

Sipas Villegas, lufta do të nisë mes 13 Maj dhe 13 Tetor 2017. Konflikti ndërkombëtar do ta shkatërrojë botën për gjashtë muaj, pasi herën e fundit që Maria u shfaq në fshat më 13 tetor 1917, thuhet se paralajmëroi se lufta do të përfundojë dhe ushtarët së shpejti do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ky paralajmërim i njëjtë u pretendua gjithashtu të ishte një profeci për mbarimin e Luftës së Parë Botërore, e cila përfundoi një vit më vonë.

Duke folur për teorinë e tij, Villegas u shpreh se: “Mesazhi kryesor që njerëzit duhet të dinë për t’u përgatitur është që më 13 tetorit 2017, kjo luftë do të ndodhë dhe do të përfundojë me shumë shkatërrime, tronditje dhe vdekje”.

Villegas thotë se bota fillimisht do të mashtrohet nga një “flamur i rremë”, me konflikte që do të dalin më 13 maj, nga Siria dhe Koreja e Veriut. Komentet e tij vijnë pasi Koreja e Veriut ka paralajmëruar se është e përgatitur të shkojë në luftë nëse provokohet nga SHBA-ja.

Ai theksoi edhe se: “Arsyeja që ndiej flamurin e rremë po që vjen, mund të jetë gjatë kësaj jave të shenjtë sepse ashtu si Krishti vuajti nga një e “Premte e Mirë” në një kohë, po afrohet edhe momenti i së “Premtes së Madhe” dhe do të përshtatej afati kohor i Perëndisë për fillimin e kësaj periudhe të errët në periudhën njerëzore”.

Villegas pretendon se: “Rusia tashmë është duke u futur në luftë përmes Sirisë, ashtu siç Kina do të futet përmes Koresë së Veriut”. Mistiku, i cili pretendon se është ndjekës i besimit katolik romak, ka thënë se arsyetimi i tij mbështetet gjithashtu nga “profetët” e tjerë.

Nostradamusi, një mjek francez që botoi një numër të profecive ku thuhet se janë të vërteta. Ai ka parashikuar se: “Mabus së shpejti do të vdesë, pastaj do të vijë një shkatërrim i tmerrshëm i njerëzimit dhe menjëherë do të shohin hakmarrje”.

Villegas ka pohuar se “Mabus” mund t’i referohet Presidentit Sirian Bashar al-Asad, ndërsa flitet mes udhëheqësve botërorë se Presidenti mund të hiqet me forcë nga pushteti. “Nëse Assad bombardohet dhe vritet, kjo mund të përmbushë shumë këtë profeci, sepse më pas gjithë ferri do të shkëputet”,-shtoi ai.

Burimi: Daily Express

Share:
Reklama juaj