Home KRYESORE Luan Rama pyet: Sakrilegj është një qeveri e majtë pa Ramën kryeministër?

Luan Rama pyet: Sakrilegj është një qeveri e majtë pa Ramën kryeministër?

Nga Luan Rama

“Benito Musolini kishte një slogan ‘ne jemi të vendosur të shkojmë gjithmonë përpara’ ata që janë marrë me studimin e historisë së totalitarizmit, pohojnë se dështimi erdhi se nuk u bë asnjëherë pyetja ‘mirë të vendosur të shkojmë përpara, por në kthesa?’

Zgjedhjet nuk janë çështje formale, por përmbajtësore. Politika është arti i të mundshmes dhe arti i të bërit politikë është arti i zgjedhjes së prioriteteve. Sipas kësaj logjike, kush janë prioritare, zgjedhjet apo pushteti i përkohshëm?

Opozita e ka maksimalizuar kërkesën e vet, ajo kërkon një qeveri teknike, por ne thelb artikulon një qeveri pa Edi Ramën. Pra një qeveri tjetër e së majtës, mund të ishte një zgjidhej kompromisi.

Edhe Rama mund të shkelë statusin e Partisë Socialiste, që e përcakton kryeministër kryetarin, pikërisht në emër të Kushtetutës që kërkon qeveri në emër të shumicës, si shprehje të vullnetit të shumicës. Pa LSI nuk do të ishte dot e tillë.

Çfarë sakrilegji mund të jetë një qeveri tjetër e të njëjtës shumicë që të gjenerojë besim se zgjedhjet do të jenë më në fund të ndershme, të drejta dhe të barabarta, më në fund të pa kontestuara në vitin 2017, si një anëtare e NATO-s dhe aspirante për në BE. Ka vdekur koha e konseguencës, konseguenca të çon në greminë.

Mazhoranca jonë e ka detyrim dhe përgjegjësi politike, si dhe Kushtetuese, për të bërë gjithë përpjekjet që vendi të mos shkojë në drejtime të panjohura dhe me pasoja të parashikueshme. Zgjedhjet kanë nevojë për udhëheqës, që ofrojnë zgjidhje dhe jo udhëmbyllës që nuk e dinë ku po shkojnë.”

Share: