Home KRYESORE Manjani: Le të thotë çtë dojë Lu dhe Lei e kushdo tjetër:...

Manjani: Le të thotë çtë dojë Lu dhe Lei e kushdo tjetër: zgjedhje pa opozitën NUK KA!

Nga Ylli Manjani

Zgjedhja e Presidentit të Republikës po heq mendjen, qoftë dhe për pak orë, nga zgjedhjet politike që nuk mund të mbahen pa opozitën.

Le të thotë çtë dojë Lu dhe Lei e kushdo tjetër: zgjedhje pa opozitën NUK KA!

Kodi Zgjedhor, ky që është ende në fuqi është ndërtuar mbi një logjikë bi-partizane. Pozita dhe opozita kanë kontribut të barabartë për të administruar zgjedhjet.

Është e vërtetë që ka një rrjesht diku aty në Kod që në raste të jashtzakonshme dhe në mënyrë të përkohshme KQZ mund të caktojë një anëtar komisionesh kryesisht! Por kjo bëhet realisht ne ditën e zgjedhjeve dhe jo me qëllim zëvendësimin e Opozitës.

Pra nëse dikush thotë se zgjedhjet pa opozitën janë të ligjshme, ja fut kot! Cilido qoftë mbrojtësi i kësaj teorie nuk është dashamirës i Shqipërisë!

Nuk jam aspak dakort as me ekstremizimin e situatës nga ana e Partisë Demokratike! Madje mendoj se duhet të kishte pranuar propozimet e bëra në tryezën e dialogut. Duhet ti kishte pranuar jo për egon politike të saj po për situatën tejet të vështirë në të cilën vendoset vendi ynë i përbashkët!

Le të jemi të qartë çfarë ndodh nëse PD braktis zgjedhjet ( ose demokratët braktisin PD) dhe maxhoranca hyn në mënyrë të njëanëshme në zgjedhje.

Një palë zgjdhje të tilla çojnë natyrshëm në ndarjen e parlamentit të ri si vijon: PS ka minimumi 97 mandate dhe te tjerat partive të tjera që marrin pjesë (pavarësisht në koalicion ose jo).

Kushtetuta ndryshohet me vetëm 93 vota. Institucionet e shtetit ngrihen me 84 vota. Pra PS e Edi Ramës mund të shpallin formalisht edhe mbretërinë e re!

Nuk po diskutoj rikthimin e drejtësisë popullore të “vetting” nëpërmjet të cilës pritet kokat që degjenerohen në popull! Nuk e diskutoj sepse kjo është përgatitur tashmë për tu bërë në cilindo skenar!

Opozita pasi del nga sistemi politik do shpallet një organizatë e paligjshme dhe do goditet! Skenarë të tillë kemi parë në botë të përfundojnë në dhunë.

Pra ky skenar është i dukshëm. Është krejt i mundshëm për t’u arritur!

Para këtij skenari nuk ka asnjë kuptim shfokusimi nga problemi kryesor, që janë zgjedhjet me opozitën! Presidenti i ri, kushdo qoftë Ai/Ajo, nuk ka asnje rëndësi, sepse nuk ndalon dot këtë skenar ogurzi!

Prandaj kryesorja është bindja e opozitës që të hyjë në zgjedhje dhe jo kush do jetë presidenti i ri! Le të mos bindet edhe civiliaht, por duhet patjetër në zgjedhje!PATJETER!

Cilido qoftë ai rezultat zgjedhor me opozitën në zgjedhje të sforcuara, do jetë shumë më i dobishëm për vendin!

Duhet ta bindim se sbën opozitën! Nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar nga “Rusifikimi” i vendit…

Modeli Rus nuk është demokratik edhe nëse e stimulon ndonjë ambasador perëndimor! Ambasadorët ikin, shqipëria na mbetet ne!

Duhet te fokusohemi tek zgjedhjet politike dhe jo tek zgjedhjet e politikanëve!

Kjo është bindja ime më e thellë dhe krejt sovrane, pa marrë fare në konsideratë qendrimet zyrtare!

Kam qenë dhe mbetem mbeshtetës i pikpamjes që zgjedhjet pa opozitën çojnë vendin në diktaturë!

Share: