Home KRYESORE Meta flet sërish për “Qeveri Besimi”, ja çfarë i kujton Ramës

Meta flet sërish për “Qeveri Besimi”, ja çfarë i kujton Ramës

Lideri i LSI-së nuk është tërhequr nga propozimi i tij për “Qeveri Besimi”. Në mbledhjen e KDK-së së LSI-së, Meta i ka përcjellë Ramës një tjetër mesazh.

“Një analist duke më kujtuar deklaratën që unë e lë mandatin dhe karrigen, më tha, se e them pasi nuk jam kryeministër. E unë i kujtova pse ika nga kryeministër në 2001. Pas sherreve me Nanon, dhe sherri ishte që në ato zgjedhje shumica mori 3-4 mandate më shumë se 60% që duhej për presidentin dhe Nano donte të bëhej president patjetër, por kishim rezolutë të PE pas zgjedhjeve, që njohu zgjedhjet dhe shumicën qeverisëse, por jo legjitimitetin e shumicës për të zgjedhur presidentin bazuar në votat që kishin marrë, u bë manovër në raundin e dytë në Dushk, dhe ky ishte gjithë problemi. Nuk mund të bëjmë një gjë që nuk do i shërbejë vendit, apo akomodimit të dy personave, kreu i PS, e kryeministër dhe president, i thashë Nanos do e zgjidhim si e do BE dhe i thashë bëhu kreministër, president nuk bëhesh dot se nuk do opozita, kemi bërë një faull dhe për këtë do paguajmë gjobën dhe kështu u bë. Unë nuk them që Rama të heqë dorë nga kryeministër, them për një qeveri besimi”, tha Meta.

Share: