Home KRYESORE Meta: Nuk ka emër Presidenti pa konsensusin e Opozitës

Meta: Nuk ka emër Presidenti pa konsensusin e Opozitës

Pas plot 90 minutash ka përfunduar takimi Rama-Meta. I pari që ka dalë nga takimi ka qenë kryeministri Rama i ndjekur nga Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili. Vetë kryeministri Rama nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat ndersa kur doli Ilir Meta tha:

Deklarata e plote Metës

“Së pari dëshiroj të theksoj se qëllimi kryesor i këtij takimi ishte rritja e përpjekjeve tona për të garantuar paprekshmërinë e votës së shqiptarëve si themeli i bashkëjetesës në një shoqëri evropiane dhe që ishte një angazhim kryesor i marrëveshjes së 22 prillit midis LSI-PS dhe për të nisur një dialog pa kushte me opozitën.

Së dyti kemi vendosur të vazhdojmë detyrat kushtetuese por pa paraqitur asnjë emër, pa dialoguar, pa rritur konsensusin edhe me opozitën edde pse kjo maxhirancë ka 90 vota në parlament.

Së treti duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të mos patur besim, kemi vendosur që ti drejtohemi zyrtaisht Partisë Popullore Evropiane kur edhe PD është anëtare që të asistojë sa më shpejt që të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë sa më shpëjt në zgjedhje të lira dhe të ndershme”

Share: