Home KRYESORE Meta – Ramës nga Kuçova: Suksesi i zgjedhjeve të ardhshme nuk është...

Meta – Ramës nga Kuçova: Suksesi i zgjedhjeve të ardhshme nuk është rezultati, por besueshmëria

Edi Rama foli gjatë në Asamblenë Socialiste për të bindur shqiptarët se ai duhet të jetë kryeministër edhe për një mandat tjetër. Dhe për t’ia arritur këtij qëllimi ai nuk hezitoi ta ftojë sërish publikisht LSI –në ta vazhdojë koalicionin e firmosur më 1 prill 2013. Dhe po për këtë qëllim u përpoq ta justifikojë vazhdimësinë e koalicionit si nevojë për progresin e vendit.

“Partneritetin me LSI, ka ndër ne që e përjetojnë si të ezauruar, ka të tjerë që e përjetojnë si mëkat. Arsyet e këtyre përjetimeve janë nga më të ndryshmet. Herë janë të drejta dhe h erë jo, herë janë të justifikuara dhe herë jo. Herë janë të ekzagjeruara dhe jerë të sajuara. Jashte nesh i bien më shkurt: e quajnë një marrëveshje për pushtet. Sa për mua, cilësia e këtijj partneriteti nuk matet me gjërat që nuk shkojnë në bashkëqeverisjen e sotme, as në helmin që hedhin hera – herës aleatët tonë të vegjël, matet me sa shumë progres tregojnë faktet dhe shifrat e çdo sektori… I takon palës tjetër, LSI të vendosë pozicionin e saj për 4 vitet e ardshëm, ndërkohë që ne po diskutojmë me aleatët e tjerë”, deklaroi kryeministri.

Për Ramën, rizgjedhja e tij kryeministër do të ishte suksesi i zgjedhjeve të ardhshme. Dhe këtë sukeses, ai u përbetua se do ta arrijë qoftë edhe pa PD –në në zgjedhje. Por Ilir Meta i përgjigjet pa vonesë nga Kuçova.

“Suksesi i zgjedhjeve të ardhshme nuk është as rezultati i LSI dhe as rezultati i askujt tjetër. Suksesi i zgedhjeve, standardi i besueshmërisë që ato do të realizojnë për qytetarët tanë. Nga zgjedhjet varet shumë fati i të rinjve e të rejave të Shqipërisë dhe i të ardhmes evropiane të vendit tone. LSI-ja asnjëherë nuk i ka shërbyer nxitjes së konfliktit, por i ka shërbyer vetëm nxitjes së dialogut. Vetëm përmes dialogut politik mund të forcohen institucionet në vend”, tha Meta në një takim me të rinjtë e LRI.

Ilir Meta i kujton Ramës në këtë mënyrë se problemi kryesor i Shqipërisë nuk është emri i kryeministrit të ardhshëm, por i standardit me të cilin do të zgjidhet ai. LSI po ia bën më të qarta mesazhet aleatit në qeveri. Ajo nuk po merr pjesë në zgjedhjet e Kavajës, pasi e quan farsë procesin pa opozitën. Ajo ia ka bërë gjithashtu të qartë Ramës se për të qenë kryeministër më e rëndësishme është të jesh njeri i pranueshëm, sesa një i urryer që rrëmben vota. /Lapsi.al

Share: