Home KRYESORE Neranxi: Sot një shans për tu ndare nga krimi!

Neranxi: Sot një shans për tu ndare nga krimi!

Nga Nikollaq Neranxi

“Një cetë oligarkësh, pushtetarësh dhe kriminelësh kontrollojnë gjithcka. Kontrollojnë buxhetin e shtetit, nga i cili kanë vjedhur në 4 vite 2,8 miliardë euro, vetëm sipas raporteve zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kontrollojnë asete dhe burime natyrore të Shqipërisë, minierat, naftën, bregdetin, pyjet tokat bujqësore.

Kontrollojnë në mënyrë totale koncesionet, që në fakt janë skemat e vjedhjes në shendetësi, në transport, në energji, pra kontrollojnë të gjithë pasurinë kombëtare të shqiptarëve. E duke qënë se kjo nuk u mjafton, sepse ekonominë e kanë futur në pikiatë kanë shpikur edhe kanabizimin e Shqipërisë, shndërrimin e Shqipërisë në një hambar droge.

Nga e gjitha kjo, shqiptarët janë sot më të varfër se para 4 vitesh. Janë sot më të papunë se para 4 vitesh. Marrin sot shërbime më të këqia në shëndetësi, se para 4 vitesh. Paguajnë fatura më të kripura të energjisë dhe të ujit, se para 4 vitesh. Punojnë më shumë por fitojnë me pak dhe fuqia e tyre blerëse është më e vogël se para 4 vitesh.

Ky është komploti ekonomik i drejtuar kundër çdo shqiptari. Shqiptarët, e kanë kuptuar se asgjë nuk do të ndryshojë në jetët e tyre nëse vendi nuk ndahet nga krimi politik dhe politika e inkriminuar.

Shqiptarët e kanë kuptuar, të djathtë e të majtë, se propaganda politike që bëhet përditë në parlament e qeveri, është një teatër kukullash për t’ju marrë mendjen, për tu zënë kohën televizive, për t’ju zënë sytë, ndërkohë që duart e zgjatura të qeveritarëve të korruptuar dhe të kriminelëve në pushtet, vjedhin çdo ditë nga xhepat e shqiptarëve, nga buxheti i shtetit, milionat që kurrë nuk shkojnë për investime që ju përmirësojnë jetën, që u hapin vende pune, apo përmirësojnë shëndetësinë dhe arsimin e tyre. E gjitha është një teatër politik që i trajton shqiptarët si dele, ndërkohë që një tufë politikanësh vjedhin ditë për ditë miliona e miliarda për veten e tyre. ”
Lulzim Basha

Te dashur miq! Duke reaguar e duke protestuar ndaj kesaj te keqeje, ne do te fitojme mbi krimin ne pushtet. Ne dhe femijet tane meritojme nje Shqiperi me te mire. Prandaj neser kemi shansin per te dhene secili prej nesh kontributin tone.

Nga ora 11-12, te gjithe ne proteste. N. Neranxi

Share: