Home KRYESORE Oferta e Ramës per Bashen, ti jepen 4 ministri. Basha refuzon!

Oferta e Ramës per Bashen, ti jepen 4 ministri. Basha refuzon!

Pak pas dështimit të negociatave në Pallatin e Kongreseve mes Ramës, Metës, Bashës dhe zyrtarëve të PPE-së dhe Parlamentit Europian, kreu i Qeverisë ka bërë ofertën e fundit.

Burime zyrtare bënë të ditur për “Report Tv” se Rama ka ofruar katër pozicione ministrore për figura teknike në Qeveri. Sipas këtij propozimi ministritë që duhen të kenë ministra teknikë do t’i propozojë opozita, ndërsa emrat ti zgjedhë kryeministri Rama.

Nga ana tjeter, Basha e ka refuzuar oferten, duke kerkuar nje kryeminister teknik ne drejtimin e nje qeverie teknike dhe keto deklarata i beri pas takimit me Sali Berishen nga Cadra e protestes.

Share: