Home KRYESORE Operacion antidrogë te “Myslim Shyri”, policia qëllon me armë në ajër

Operacion antidrogë te “Myslim Shyri”, policia qëllon me armë në ajër

Një operacion antidrogë i Policise është zhvilluar në rrugën “Myslym Shyri”, ku në pranga ranë tre persona teksa shpërndanin lëndë narkotike.

Policia i ka pikasur të rinjtë, por djemtë kanë tentuar të largohen me makina. Shpërndarësit e drogës janë larguar me shpejtësi të madhe e për pasojë janë përplasur në tentativë për tu arratisur.

Policia e vënë në ndjekje të tyre, duke bërë të mundur arrestimin e tre personave. Ende nuk dihen emrat e të arrestuarve. Mësohet se për të neutralizuar personat, policia ka qëlluar me armë në ajër.

Share: