Paris/ 2 policë të vrarë, eliminohet agresori

Paris/ 2 policë të vrarë, eliminohet agresori

0

Duket se rikthehet terrori në Paris ndersa jane raportuar 2 policë të vrarë nga një sulm me armë në shëtitoren Champs Elysees në qendër të kryeqytetit francez.

Komuna e Parisit u ka bërë thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet në zonë ndersa paraprakisht flitet se një person i armatosur hapi zjarr ndaj uniformave të rendit.

Mediat franceze shkruajnë se autori është neutralizuar dhe se autori ishte i armatosur me kallashnikov. Përplasja me armë ka qenë e fortë e mendohet e po ndiqet një tjetër bashkëpunëtor që dyshohet se është fshehur.

E gjithë ngjarja ndodh vetëm 3 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale. Në terren kanë zbritur agjentët e anti-terrorizmit. Vrasësi raportohet se ka qenë i skeduar si person radikal.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Pierre Henry Brandet tha se “për momentin është identifikuar vetëm një agresor, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë të tjerë autorë. Sipas tij, objektiv i atentatit kanë qenë forcat e rendit.

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY