Home KRYESORE Pekini kërkon ndihmën ruse: Po plas lufta mes SHBA-së dhe Koresë

Pekini kërkon ndihmën ruse: Po plas lufta mes SHBA-së dhe Koresë

0

Kina kërkon bashkëpunimin e Rusisë për të kontribuar për lehtësimin sa më shpejt të situatës me Korenë e Veriut, deklaroi ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi për homologun rus, Sergei Lavrov.

“Objektivi i përbashkët i dy vendeve tona është rikthimi i të gjitha palëve në tryezën e negociatave”, theksoi Wang gjatë një bisede telefonike me Lavrov dje në mbrëmje, sipas një komunikate të publikuar në faqen e internetit të ministrisë.

Kjo telefonatë ndodhi në momenti kur marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së janë shumë të tendosura.

Presidenti amerikan, Donald Trump premtoi shqyrtimin e problemit të programit bërthamor koreano-verior dhe njoftoi se një aeroplanmbajtëse amerikane ishte nisur drejt gadishullit korean.

“Koreja e Veriut është e gatshme të kundërpërgjigjet për çdo sulm bërthamor me një sulm bërthamor sipas mënyrës tonë”, theksoi numri dy i Phenianit.

Ai u shpreh para një parade ushtarake të organizuar me rastin e 105-vjetorit të lindjes së themeluesit të vendit, Kim Il-Sung.

“Kina është e gatshme të koordinohet ngushtë me Rusinë për të kontribuar në qetësimin e situatës në gadishull dhe për të inkurajuar palët të rifillojnë dialogur”, theksoi dje në mbrëmje kreu i diplomacisë kineze, Wang Yi.

Ai iu referua bisedimeve me gjashtëshen (dy Koretë, Japonia, Rusia, Kina dhe SHBA) ndërprerë që prej disa vitesh.

“Të pengosh luftën dhe kaosin në gadishull është konform interesave të përbashkëta të Pekinit dhe Moskës”, Wang Yi.

Share: