Home KRYESORE Prapaskenat e takimit, të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin me partitë e vogla...

Prapaskenat e takimit, të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin me partitë e vogla parlamentare

Nje situate e pazakonte ka ndodhur sot ne takimin mes ambasadorëve te SHBA, BE dhe OSBE me drejtuesit e partive të vogla parlamentare PDK, PR, PAA, LZHK, PDIU dhe LIBRA.

Burime thanë për360gradë.al se takimi eshte tensionuar pas deklaratës së ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt, i cili ka thënë se mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje do të pasqyrohet me vetëm një fjali në raportin e kësaj organizate.

Ne kete moment ka pasur reagime te forta nga deputetja Mesila Doda e PDIU dhe nga Nard Ndoka i PDK, te cilet kanë sulmuar ambasadorin Borchardt se ai ishte një prej përgjegjësve kryesorë të krizës politike në Shqipëri.

Gjatë këtij momenti mëson 360grade.al, ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë ngritur nga tavolina duke u thënë politikanëve se mund të vazhdonin bisedën me ambasadorin Borchardt, por ne ekte moment edhe perfaqesuesit e partive te vogla opozitare janë ngritur në këmbë dhe kanë thënë se mund të vazhdonin më bisedën, duke u larguar nga takimi njësoj si Lu dhe Vlahutin. /360gradë.al/

Share: