Home KRYESORE Sherr me Elvanën? Reagon Dafina: Unë jam cool, por Elvana…

Sherr me Elvanën? Reagon Dafina: Unë jam cool, por Elvana…

Dafina Zeqiri dhe Elvana Gjata janë dy këngëtaret e njohura për publikun shqiptar që po përpiqen të thyejnë kufijt e audiencës dhe të depërtojnë në tregun ndërkombëtar.

Por mes tyre u fol për një “sherr” të mundshëm, gjë për të cilën ka reaguar vetë Dafina e cila jo vetëm që ka mohuar këtë gjë por i ka uruar dhe shumë suksese Elvanës në tregun ndërkombëtar.

“Unë asnjëherë nuk i kam parë kolegët e mi si konkurrentë dhe nuk kam pasur asnjëherë xhelozi ndaj tyre, gjithmonë kam menduar se jemi të gjithë të veçantë në mënyra tona, kam kolege që më flasin, por kam edhe kolege që nuk më flasin.

Këto gjëra janë normale në shoubiz por unë jam ‘cool’ me të gjithë dhe u uroj gjithmonë sukses të gjithëve. Duhet me qenë të lumtur me vetveten dhe punën që e bëjmë pastaj me nda këtë dashuri që e kemi për muzikën dhe t’i mbështesim të tjerët.

Elvana është artiste e kompletuar dhe i dëshiroj sukses në tregun ndërkombëtar, ashtu siç i kam uruar Rita Orës, Era Istrefit dhe Dua Lipës.”

Share: