Home KRYESORE Sot votohet Ilir Meta president?! Kjo gjë verifikohet në raundin e katërt...

Sot votohet Ilir Meta president?! Kjo gjë verifikohet në raundin e katërt qe fillon në orën 17:00

Kreu i Kuvendit, njëherësh edhe kreu i LSI Ilir Meta pritet formalisht që sot të zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë.

Seanca plenare për votimin e Ilir Metës në krye të shtetit do të zhvillohet sot në orën 17:00 në raundin e katërt të këtij procesi, pas dështimit të tre raundeve.

Pas takimeve intensive të mbrëmjes së djeshme midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo e fundit propozoi dy emra si kandidatë, atë të Ilir Metës dhe të ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili.

Kandidatura e Metës mori mbështetjen unanime nga kryesia e Partisë Socialiste tha kryeministri Edi Rama. Nderkohe nuk ka nje qednrim zyrtar publik nga LSI e cila as ne organin e saj mediatik nuk e permend. Ka ceduar Ilir Meta nga projeti i tij politik dhe LSI? Shume mendojne qe LSI pa themeluesin e saj “vdes”. Pak jane ata qe besojne se bashkeshortja e tij Monika Kryemadhi mund te mbaje ne kembe LSI si projekt politik dominues ne arenen e veshtire politike shqiptare.

Le te presim nese votimi dhe shifrat ne oren 17.00 do na suprizojne apo do te konfirmojne kete lajm publikuar vetem nga PS. Nje zhvillim i tille garen politike Edi Rama me Ilir Meten e nxjerr kete te dytin te humbur. Ora 17.00 do na e thote te verteten!

Share: