Home KRYESORE Surprizë në listën e FRD-së! Pse nuk kandidon Bamir Topi dhe kush...

Surprizë në listën e FRD-së! Pse nuk kandidon Bamir Topi dhe kush e zëvendëson!

Fryma e Re Demokratike me kryetar Bamir Topin ka depozituar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet.

Por, ajo që bie në sy është se vetë Topi, kreu i Frymës së Re Demokratike nuk nuk është përfshirë në listën e kandidatëve, duke i lënë vendin e parë në qarkun e Tiranës Gazmend Oketës.

I kontaktuar nga “Panorama” Oketa konfirmoi vendimin e kryetarit të FRD-së për të mos marrë pjesë në garën e 18 qershorit si kandidat për deputet.

“Ishte vendimi i Topit për të mos kandiduar”, tha Oketa, i cili pason në listë emrin e Theodhor Kristulin i ndjekur nga Valbona Duri, Armando Mosha dhe Galinja Gjoni.

Në Durrës kandidon Sali Shehu, aktualisht këshilltar i Metës në parlament, i ndjekur nga Astrit Hoxha.

Share: