Home KRYESORE Tronditëse,16 vjecarja: Si prindërit më shitën si prostitutë!

Tronditëse,16 vjecarja: Si prindërit më shitën si prostitutë!

0

Është vetëm 16-vjeçe, por ka provuar në lëkurën e saj fyerje nga më të ulëtat. Prindërit e shitën, i fejuari- tutor nuk ngurroi ta nxjerrë në rrugë pas një udhëtimi të pabesueshëm. Për muaj të tërë ai njeri dhe banda e tij e mbajtën si skllave. U detyrua të rrahë trotuaret e Bassa Bergamasca dhe të dorëzojë të ardhurat e darkës rrëmbyesit të saj.

Është “odisea” e një vajze shqiptare që u zbulua gjatë procesit gjyqësor për shfrytëzim prostitucioni kundër një organizate të përbërë nga rumunë dhe shqiptarë (rreth 20 persona) që për vite deri në 2013-ën kishin zgjedhur territorin e Osio Sotto, ish-rrugës 525, si “mbretëri” të tyre. Për ta liruar 16-vjeçaren nga zgjedha e kësaj bande ishin karabinierët që gjatë hetimeve e kishin bindur të bashkëpunonte. Iu ishte dashur shumë kujdes dhe ëmbëlsi për ta bindur atë që të rrëfehej.

Vajza ishte analfabete, madje as gjuhën e saj nuk e fliste mirë. I ati dhe e ëma jetojnë në një fshat të vogël në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ia kishin shitur atë një bande mafiozësh për “dy pare”, rreth 5 milion lira. Atë e kishin dërguar në Tiranë mbi një kamion të rrënuar dhe më pas në një makinë me targa false. Rrëmbyesit e saj ia kishin marrë dokumentet dhe e kishin hipur në një gomone, një nga të shumtat që sjellin të dëshpëruar direkt e në Itali. Më pas e kishin detyruar të hipte në një tren dhe e kishin tërhequr zvarrë në Bergamasca, në një shtëpi ku për 3 muaj e kishin mbajtur të mbyllur dhe një prostitutë më e vjetër dhe eksperte i mësonte “zanatin”.

Kjo derisa kundër dëshirës së saj për shkak të dhunës së vazhdueshme nga persekutorët pranoi të bëhej një prostitutë. Nga ai moment nisi “ferri” i saj. Dinte vetëm 4 fjalë në italisht. Vetëm ato që i nevojiteshin për të rënë dakord me meshkujt. Nuk dinte të shkruante as emrin dhe mbiemrin e saj. Çdo natë, bashkë me shoqet e saj lihej në një copë trotuar të Bassa Bergamasca nga i fejuari i saj tutor. Nëse nuk çonte paratë në shtëpi do të merrte grushta dhe ofendime.

Vendi ku ishte e detyruar të punonte 16-vjeçarja është trishtueshmërisht i njohur si “mbretëria” e vajzave nga Lindja. Është zona me praninë më të madhe të minoreneve. Në bazë të kontrolleve të forcave të rendit llogaritet se rreth 60% e tyre janë nga 16 në 17 vjeç, por janë gjetur edhe vajza 14 dhe 15 vjeçare. Të gjitha të veshura njëlloj: çizme lëkure, minifunde të zinj dhe pak gjëra lart. Kështu vishej ose më saktë detyrohej të vishej 16-vjeçarja nga Shqipëria, protagoniste e kësaj historie të trishto.

Tani e reja jeton në një strukturë sekrete dhe të mbrojtur dhe dridhet ndërsa hyn në gjykatën e Bergamo pasi në sallë duhet të tregojë për gjykatësit “odisenë” e saj./ lapsi.al përktheu nga bergamopost.it/

Share:
Reklama juaj