Home KRYESORE 360grade.al: Pse Çim Peka sulmon Lulëzim Bashën?

360grade.al: Pse Çim Peka sulmon Lulëzim Bashën?

Ka ndodhur një gjë e pazakontë 24 orët e fundit. Në një shkrim të vetin gazetari Çim Peka, që njihet për një mbështetës të kahershëm të PD, ka marrë laps e letër apo pc dhe ka sulmuar ashpër kryetarin e Pd, Bashën duke kërkuar që Sali Berisha të largohet nga lista e tij për deputetë.

Peka e mbiquan atë hileqar dhe tendencioz në veprimet e tij, që sipas Pekës, largoi pabesisht nga Pd të gjithë themeluesit e saj, duke lënë aty, vetëm Berishën, që ai e krahason me veprimin e Fatos Nanos me Gramoz Ruçin. Kjo ndodh në Pd për herë të parë dhe të mendosh se jemi vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme politike dhe ky konflikt në Pd, është demoralizues për partinë e opozitës.

Çfarë ka vendosur të bëjë Sali Berisha?

Kjo dhe është pyetja që lind pas këtij shkrimi, duke ditur paraprakisht që Peka, ka shumë informacion brenda Pd. /360grade.al/

Share: