Home KRYESORE A duhet të mendojmë pozitivisht, apo të … degjenerojmë kombëtarisht?

A duhet të mendojmë pozitivisht, apo të … degjenerojmë kombëtarisht?

Thonë se flirtimi i simbolit izraelit, me djalin dhe shndërruar me një qingj, ngelet një prej mësimeve më të vyera të historisë njerëzore.

Të vesh fëmijën si kurban/ndën vdekje, për t’iu përbetuar Zotit për besnikëri, sinqeritet, dashuri (mirësisë së shenjtë të të gjithë mirësive që rrjedhin prej saj), si dhe për marrëdhënie që sjellin lulëzimin e shoqërisë, mbetet vetëm një përfundim:

O je një qënie njerëzore që e adhuron qënien tënde dhe të tjerët si ti, ose je një mashtrues që predikon dhe shtiresh se ke dhëmbshuri?

Kush je ti?

Ajo, apo Ai?!

E enjtja erdhi si ditë me fat. U larguan të gjithë skenarët e errësirës për Shqipërinë. Lum si ne që kemi një mik të madh si SHBA – të.

E premtja do të jetë dita “e parë“ e kohës së re për zbatimin e marrëveshjes.

Heshtni, ju “gojë të liga“!

Heshtni, ju që bukën e hani me intriga!

Mendoni pozitivisht! Mendoni për të ardhmen! Lini prapa të kalurën e hidhur! Ushqehuni me … atë “gjellë“ që na shërben Perëndimi!

Marrëveshja/ujdia nuk është mrekullia e mrekullive, por është mrekulli e kohës, për arsye se çdo mrekulli ka ndodhur në kohën e saj.

Krahasimet, përpjekjet për të gjetur të ngjashme, të njëjta, historike në kohë dhe rrethana të ndryshme janë, thjesht, bestytni të mbrapshta.

Të ecim drejt dhe përpara. E thënë bukur por e vështirë për ta bërë.

Një kryetar i një partie të “re” edhe pse e bekoi marrëveshjen, më pas hodhi dyshimin se kjo marrëveshje nuk ka qenë e sinqertë.

Mendon për interesat e tij ky individ dhe mirë bën, por më duhet t’i kujtoj se, ndoshta, ka qenë nxënës i keq në “FIZIKË“.

Po i kujtoj se “të gjitha rrezet që thyhen në një cilinder gjashtëkëndësh (jo te Ylli i Davidit) përfundojnë në një rezultante“.

E përdori rrezen e tij, me dorën e “Pandorës“ dhe thotë se “po të kishte halla k..qe“ ai, ndoshta do të ishte “xhaxhai“ i marrëveshjes/ujdisë.

Or, tunjatjeta!

“Dhe pa mua, dhe pa ty“, do të bëhet kjo Shqipëri.

“Think positive!/Mendo pozitivisht! Do it positively/bëje atë pozitivisht!”

HIdhe, të paktën, njëherë mënjanë rrjetën që ka thurur “merimanga” e dasisë, e zilisë, e mosmirënjohjes, e … dreqit dhe të birit.

Ke një ide të re që ndihmon për zgjadhjet që presin?

THUAJE PRA!

Bëj më të mirën!

Nuk mundesh?

Vështro të tjerët dhe gëzohu që po ecin përpara, edhe pse nuk je në rrjesht me ta.

Një ditë, ndoshta, do të rikthehesh.

Në marshim, mos u bej si “kurvat” e Shvejkut që “qanin me ngashërim”.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: