Dojaka dhe AP “varka e shpëtimit” për te tradhtuarit nga marrëveshja PS...

Dojaka dhe AP “varka e shpëtimit” për te tradhtuarit nga marrëveshja PS – PD? Nga Artur Nura

0

Portali Parrena.com i gazetarit te njohur Armir Shkurti hedh sot ne vëmendje te publikut dhe vecanerisht politikes qe ndihet e e tradhetuar nga Pakti Edi Rama – Lulzim Basha varkën e Shpëtimit.

“Dje partitë e vogla papritur panë hallin e madh. Marrëveshja Rama – Basha i nxorri jashtë loje. Tragjikomike është për ata kryetarë që e gdhinin dhe ngrysnin në çadër.” – shkruhet nga Shkurti, por ne fakt sipas burimesh partite parlamentare te Cadres do mbeten te tilla duke u futur ne Listat e PD.

Ne fakt, kryetaret e tyre harrojnë se duke mbijetuar vete ne këtë mënyre ata mund te lejojnë qe partitë e tyre te vdesin përfundimisht ne një rrjedhe bipolare te politikes ne Europe qe mesa duket duan ta aplikojnë ne Shqipëri edhe Edi Rama e Lulzim Basha.

Pjese e partive jo parlamentare qe ishin pjesëmarrëse ne Cadren e Protestes sigurisht qe tashme ndihen jashtë loje dhe ato jane te hutuara e ne nje te ardhme krejt te paqarte.

“Marrëveshja politike, e bërë mbi ligjin, dogji afatin e regjistrimit të koalicioneve. Sot nuk duket në horizont asnjë shpresë veç Aleancës Popullore që e ka paditur KQZ -në në Kolegjin Zgjedhor.” – shkruan Shkurti ne menyren me te sakte te mundeshme.

Ajo qe duhet shtuar ka te beje me partite e tjera te cilat ishin jashte Lojes se kryeministrit Rama i cili arrti te binde edhe Lulzim Bashen qe thoshte se me Edi Ramen ne krye te qeverise nuk mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme!

Kur themi partite e tjera, duhet shkruar me germa bold, LSI, (Petrit Vasili) PAA, (Agron Duka) PBDNJ, (Vangjel Dule) PBKD, (Artur Roshi) PLL (Sulejman Gjana), PZHK, (Dashamir Shehi) LIBRA (Ben Blushi) Sfida (Gjergj Bojaxhi) e pse jo edhe PDIU (Shpetim Idrizi) dhe te gjithë te tjerët…

Kërkese Padia e Aleances Popullore te Artur Dojakes ndaj Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne Kolegjin Zgjedhor eshte qartazi Varka e Shpëtimit te tyre. Eshte e vetmja lëvizje në fakt jashtë marrëveshjes Edi Rama PS dhe Luzim Basha PD.

Nga vendimi i Kolegjit… pse jo dhe nga tërheqja apo vazhdimi i Aleancës Popullore, mund të kemi zhvillime interesante. Vetëm nga kjo Lëvizje inteligjente e AP mund te bjere ky zhvillim qe synon forcimin e dy partive me te vjetra qe kerkojne te garantojnë veten edhe per nje dekade tjeter…

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY