Home KRYESORE A po rrezikohet procesi zgjedhor? Zbulohet arsyeja pse KQZ anuloi sot miratimin...

A po rrezikohet procesi zgjedhor? Zbulohet arsyeja pse KQZ anuloi sot miratimin e listave të PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar sot mbledhjen e planifikuar për në orën 18:00 ku pritej të miratohej lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, duke e shtyrë atë për ditën e nesërme në ora 12:00.

Në njoftimin zyrtar të këtij institucioni, nuk sqaroheshin arsyet e këtij vendimi por burime nga KQZ pohuan për  se shkak ka qenë pikërisht fakti se listat e sjella nga Partia Demokratike nuk plotësonin kushtet e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor e për pasojë nuk mund të miratoheshin nga KQZ.

Sipas të njëjtave burimeve bëhet me dije për “BalkanWeb” se lista e PD nuk ishte e plotë me 140 kandidatë, numër që korrespondon edhe me numrin e vendeve në Kuvend dhe se gjithashtu listat e depozituara nuk ishin të shoqëruara edhe me CV-të përkatëse.

Share: