Home KRYESORE Akademikë “Ku ishit ju, kur punohej për Shqipëri!“?

Akademikë “Ku ishit ju, kur punohej për Shqipëri!“?

Nga Kasem Seferi

Gjithnjë kam qenë, jam dhe do të jem mbështetës dhe simpatizant i atyre akademikëve shqiptarë që lexojnë, mbajnë shënime, përkthejnë dhe shkruajnë. Ndër ta, më të përzgjedhurin, kam Profesor Artan Fugën, edhe pse e njoh më shumë dhe më njeh më pak.

Besoj se, çdo lexues i këtij shkrimi, nuk do të më keqkuptojë që me titullin e këtij shkrimi nuk përfshij të gjithë ata që kanë shprehur nëpërmjet shkrimeve të tyre në të gjitha llojet e media larine e tyre personale; me pak fjalë: të atyre që nuk e kanë shitur lirinë e shpirtit ashtu sikundër ta dhuron Zoti.

Por nga ana tjetër, nuk dënoj dhe aq më pak shaj ata, që për ndonjë ose më shumë arsye të ndikuara, ose për mbijetesë, kanë dhënë, po japin dhe uroj (për të mirën e tyre): mos e dhënçin më kurrë.

Përzierje kulturash, citime pa fund të emrave të mëdhenj të politikanëve, dijetarëve dhe individëve me famë botërore, janë derdhur drejt qytetarit shqiptar, me furinë e Kataraktit të Niagarës (Niagara Falls), për të bindur mendjen e qytetarit të thjeshtë shqiptar që në më shumë se 80 për qind, diskuton bukën e gojës.

Po e nis nga një fakt i thjeshtë.

Jemi “kopjacë“, por “kopjacë“ të … . Sot, datë 21.05.2017, gjatë ndjekjes që i bëra programit televiziv “E Diela Shqiptare“, në ndarjen e veçantë për aftësitë e të gatuarit pashë një demonstrim të nivelit të lartë të pasurisë, me lloj gjellësh dhe një mjedisi ëndërrues, ndërkohë që për të pasur “fat“, besoj se (një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë që mendojnë se çfarë do të hanë nesër) e ndjekin me shpresën t’iu bjerë Telebingo “lëpijnë“ buzët.

Mjaft më me këtë që mund ta quash ironi me varfërinë, sarkazëm dhe … tallje për ata që kanë ëndërruar, ëndërrojnë dhe, mos qoftë e thënë që edhe për shumë kohë, të mendojnë për bukën që do të hanë nesër.

Kopjacë të pafytyrë!

I shikoni mirë programe të tilla, që jepen në shumë kanale të televizioneve të botës! Nuk tregohet lluksi i disa prej atyre që rrojnë larg prej realitetit shqiptar (dikush me meritë dhe sakrificë, të tjerë me të ardhura nga korrupsioni me tendera e të ngjashëm të tillë që burojnë nga abuzimi i pushtetit që buron nga vota e qytetarit, ose nga emërimet klientelisto – militanteske).

Por kjo dukuri, nuk është gjë kur ndonjë akademik, boton edhe ndonjë libër dhe këtij libri i bëhet jehonë në media, kur atij i jepet hapsirë të flasë (me vonesë i varfri) për zhvatjen e parave që iu bëjnë bankat e nivelit të dytë huamarrësve, që rrojnë në një terr informativ, për të cilin, në heshtje, ka kontribuar edhe vetë kur ka qenë atje ku merreshin vendime “mëdha“ dhe ngrinte dorën “pro“, për të zhvatur, indirekt, paratë e qytetarëve huamarrës.

Ka kaq shumë të tillë sot, që po t’ua bësh biografinë me kujdes, rrjedhin nga koha e para viteve 90 – të.

Për më tepër, këta birbo nuk e kanë provuar asnjëherë praktikimin e diturive që kanë marrë në universitet, madje as edhe respekt për diplomën që kanë bërë nuk kanë.

Ka pasur raste, që ndonjë gazetar guximtar, ia ka përplasur në fytyrë faktin se shkrimi i botuar me emrin e akademikut ka qenë i kopjuar nga një shkrim në gazetën e famshme botërore X.

Por, prapseprap, akademiku sypatrembur ecën në rrugën e tij edhe kur përdoret si leckë dyshemeje prej ndonjë publicisti që edhe diplomën ia kanë vënë në dyshim, nëse e ka apo se ka.

Flasin për pacipshmërinë e politikanëve këto ditë, por nuk shohin se kush qëndron pas tyre. Janë këta akademikë, ca të dështuar të tërbuar nga zemërimi dhe inati personal kundrejt liderëve politikë që nuk ua kanë plotësuar tekat dhe dëshirat e tyre delirante.

Më kujtohet një artist i madh i artit shqiptar, që u dënua nga diktatura, që sipas mikut tim të vyer Ferdinand Radi, ka lënë dy postulate:

i pari, për një mik që me naivitet desh ta mbronte tha: “Ju lutem, mos merrni në konsideratë diskutimin e tij, dhe

i dyti: “Marrëdhëniet e dyanshme nuk janë si xhaketa që herë ta veshësh dhe herë ta heqësh sipas stinëve.

Janë përmendur në fjalorin politik të këtyre viteve edhe fjalët “xhaketa të vjetra“, por për fat të keq ato xhaketa po përdoren ende.

Prap, po përdor një thënie me humor të Ferdinand Radit, thënë një prej aktorëve të njohur, mik i mirë i tij, njeri i ndershëm dhe me integritet, që ta dëgjonin të tjerët:

“Çfarë bën mor burrë, ke dhjetë vjet që e mban këtë xhaketë, duke e kthyer mbrapsht!“.

E la jetën Ferdinand Radi në një moshë që nuk pritej, por të paktën iku me dinjitet, sepse kur hapën komputerin e tij gjetën:

MË FALNI QË JU PARAKALOVA!

Kopjacë!

Ju nuk keni bërë të tillë parakalimesh me “makinën tuaj akademike“ të dh … rë.

E Hënë 22 maj, 2017 kemi një ngjarje (nuk e paragjykoj nëse do të jetë e madhe apo e vogël), por, u them akademikëve vetëm një fjalë:

“Ku ishit ju, kur punohej për Shqipëri!“?

Share: