Home KRYESORE Artur Dojaka del vete perballe Kolegjit Zgjedhor: Tejkalojme krizën e tej-zgjatur politike...

Artur Dojaka del vete perballe Kolegjit Zgjedhor: Tejkalojme krizën e tej-zgjatur politike qe jep kosto për te gjithë vendin.

Aleanca Popullore njofton se nesër ne orën 10.30 Kolegji Zgjedhor do te marr ne shqyrtim Kërkese Padinë për pavlefshmëri te dorëzimit te listave shume emërore nga ana e AP-se.

Komunikata e shtypit e kësaj partie politike pjese e Koalicionit te Majte për Shqipërinë e Evropiane me ne krye partine socialiste dhe kryeministrin Edi Rama, thuhet qe përballe trupës gjykuese do te jete vete kryetari i partia Aleanca Popullore, z. Artur Dojaka

“Ky vendim ka rendësi sepse padyshim qe do ishte një vendim i cili i pararende vendimit qe do marre trupa perkatese e Kolegjit Zgjedhor ndaj Kërkese Padisë realizuar nga Opozita dhe partia Agrare Ambientaliste.

Ju ftojmë ta ndiqni dhe te bashkëpunojmë ne te mire te te gjithë
shoqerise dhe tejkalimit te krizës te tej-zgjatur politike qe jep kosto për te gjithë vendin.

Per partia Aleanca Popullore, Erion Softa, Nen kryetar, 0692070700″ – shkruhet ne komunikatën për shtyp shpendare sot ne Media

Share: