Home KRYESORE “Ata që e nisën krizën, ata e zgjidhën” ‘Versus’ i jep hapësirë...

“Ata që e nisën krizën, ata e zgjidhën” ‘Versus’ i jep hapësirë zërit të qytetarëve

0

Edhe këtë premte emisioni ‘Versus’ në Report Tv i dha hapësirë Shoqërisë Civile dhe zërit të qytetarëve për të shprehur mendimin e tyre lidhur me aktualitetin politik si dhe marrëveshjen Rama­Basha.

Nga ora 20.55 deri ne 22.30 qytetarët telefonuan në numrin 044 417 777 në Report Tv ku shfaqën opinionin e tyre për situatën politike në vend. Mendimet e qytetarëve ishin të ndryshme pro dhe kundër paktit, por ajo që dominoi ishte se marrëveshja zgjidhi konfliktin politik.

Pyetja për qytetarët ishte dhe njëkohësisht sondazhi në FB ishte: A jeni te kënaqur me Marrëveshjen Rama ­Basha?

Në studion e Report Tv ishte e ftuar aktivistja e Shoqërisë Civile Brizida Gjikondi dhe në studion e improvizuar një grup pjesëmarrësish po nga Shoqëria Civile.

Gjikondi: Thelbi i konfliktit, arnimet në Kushtetutë

Aktivistja e Shoqërisë Civile, Brizida Gjikondi u shpreh se pakti Rama­Basha i dha zgjidhje asaj krize të shkaktuar pikërisht nga kjo politikë.

Sipas saj, thelbi i konfliktit politik në vend nuk është Kodi Zgjedhor, por arnat e bëra në Kushtetutë, të cilat sipas saj kanë prodhuar institucione të dobëta si dhe kanë cenuar sistemin e drejtësisë.

“Rama ­Basha shkaktuan krizën, ata e zgjidhën”

“Kjo klasë politike e gjeneroi këtë krizë dhe kjo klasë politike e zgjidhi këtë krizë”, tha Gjikondi lidhur me paktin Rama­ Basha.

“Mendoj se koka e problemit institucional në Shqipëri nuk është Kodi Zgjedhor sa është Kushtetuta”, theksoi ajo, duke iu referuar ndërhyrjeve të vazhdueshme në ligjin themeltar të shtetit të cilat kanë prodhuar institucione të dobëta.

“Arnat që janë bërë te ajo, ka bërë që të dalë nga boshti i saj. Kushtetuta është rregullator bazë në jetën e një vendi. Ndërhyrjet që janë bërë në Kushtetutë kanë prishur ekuilibrin e tre pushteteve.

Mjafton të shohësh mënyrën si zgjidhen deputetët nga kryetarët e partivem ndërhyrjet që janë bërë në sistemin e drejtësisë, ose mjafton të shohim kompetencat e Presidentit të Republikës, që Avokati i Popullit zgjidhet me 84 vota ndërkohë që Presidenti i cili është mbi Avokatin e Popullit si institucion Kushtetues, zgjidhet me 71 vota.

Vetë kjo klasë poiltike e ka shëmtuar kushtetutën. Kjo klasë politike po e përdor popullin vetëm për datën e zgjedhjeve, por për vendimmarrjen e katër viteve është i papërfillur”, tha përfaqësuesja e Shoqërisë Civile, Brizida Gjikondi./shqiptarja.com

Share:
Reklama juaj